Kurti pren shiritin, inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 08:59 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të hënën është mbajtur ceremonia e inaugurimit të objekti të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë inauguruese shiriti është prerë nga kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.

Kurti ka thënë se vlera e këtij projekti është 1.5 miliardë euro, sipas tij, me ndërtimin e objektit të ri punëtoret tani kushtet për punë të dinjitetshme e të përshtatshme.

“Punëtorët i kanë kushtet më të përshtatshme për punën e rëndësishme dhe të ndjeshme që bëjnë punën e pasaportave, vlera e gjithë mbarshme e këtij objekti në punimet që janë kryer tashmë është 1.5 miliardë euro. Gjithsej zyrtarë në aplikimin për pasaporta në Republikën e Kosovës janë 196 prej tyre 20 në Prishtinë. Ndërkaq 95 zyrtarë i kemi tek sektori për prodhimin e pasaportave. Tash punëtoret i kanë kushtet për punë të dinjitetshme të përshtatshme dhe nga ky takim e vizitë që patëm ishte e qartë se zelli për punë është shtuar. Pasi behet fjalë për një punë të ndjeshme dhe të rëndësishme kërkojmë falje se nuk mund të vizitonit edhe ju zyra kaq të mira me kamerat tuaja”, ka thënë ai.

Ministri Sveçla, ka thënë se nga 15 mars do fillohet me dokumentacionin e ri si dhe kapacitetit të dyfishuar të gjitha llojet e pasaportave, me dukje dhe përbërje të sigurisë të ndryshme duke iu përshtatur nevojave dhe kohës.

“Ne i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin për shkak të bartjes së institucionit nga selia e vjetër në të renë ka pasur vonesa në ofrimin e shërbimeve. Tashmë këto vonesa janë tejkaluar, me 15 të këtij muaji do fillojmë me dokumentacionin e ri si dhe kapacitetit të dyfishuar të gjitha llojet e pasaportave me dukje dhe përbërje të sigurisë të ndryshme duke iu përshtatur nevojave dhe kohës”, ka thënë ai.

Të ngjashme