Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia jonë tregoi vendosmëri

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuojë në ndërtimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, kreu i Qeverisë, shtoi se Policia e Kosovës ka treguar vendosmëri për rend e qetësi.

Sipas tij, rreshteri i vrarë, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

Kurti në këtë ceremoni pohoi se Qeveria është e vendosur për shtet të së drejtës e të barabartës për të gjithë, për çka e falënderoi komunitetin boshnjak për kontributin.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serbisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”.

“Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komuniteteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komunitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe që marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminalitetit. Ky është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet”.  

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, tha se këto ditë integriteti territorial i Kosovës është përballur me një akt terrorist, e cila tha se ky akt është dënuar edhe ndërkombëtarisht.

Ajo tha se sot Kosova e shënon ditën e boshnjakëve dhe se ky popull ndihet krenar për rolin që kanë pasur në dhe kontributin që kanë dhënë për Kosovën.

“Këto ditë integriteti territorial i Republikës së Kosovës ka ndodhë një akt terrorist me këtë rast është vrarë polici jonë Afrim Bunjaku dhe ka pasur të plagosur. Të gjitha institucionet vendore e në botë e kanë dënuar këtë akt kriminel. Natyrisht edhe na nga kjo mbledhje i bashkangjitemi kësaj”. 

“Ju falënderoj që sot së bashku po e shënojmë ditën e boshnjakëve në Kosovë. Kjo ditë është mundësia që të përkujtojmë trashëgimin e pasur edhe kontributin të cilin ja kanë sjellur boshnjakët Kosovës dhe i kanë lënë gjurmët e tyre me shekuj. Ne jemi krenar për rolin tonë në ndërtimin dhe formimin e të gjithë këtij rajoni”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme