Kurti s’është në dijeni nëse Vulini ka qenë në Banjskë para sulmit të 24 shtatorit

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 14:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka ifnromacione nëse ish-shefi i BIA-së, Aleksandar Vulin, ka qëndruar në Banjksë, para sulmit të 24 shtatorit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë ai tha se Prokuroria duhet të veprojë më shpejt në lidhje me rastet në veri, duke shtuar se nuk mund të jap më shumë detaje për sulmin.

“Të shtunën së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme prezantuam detajet, aq sa jemi në dijeni dhe aq sa kemi informata dhe mendoj se për kaq informata nuk mund të japim më shumë detaje, por Prokuroria duhet të bëjë më shumë dhe të ngrisë aktakuza. Unë nuk jam i kënaqur me këto punë që janë bërë”.

“Sa i përket vizitës pak ditë para sulmit në Banjskë të ish-shefit BIA, Aleksandar Vulin nëse ka qenë në veri, unë nuk jam në dijeni dhe nëse dikush di diçka, atëherë t’i prezantojë ato”, tha Kurti.

Të ngjashme