“Kurti s’na do në tavolinë”, Gucati revoltohet për Këshillin Shtetëror për Epopenë e UÇK-së

Prishtinë | 24 Shk 2026 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për Këshillin Shtetëror, këshill nga i cili veteranët e luftës mbetën jashtë, teksa siç thonë nga organizata, ata u detyruan të themelojnë një paralel.

Gucati ka thënë në TV Klankosova se si OVL UÇK janë të gatshëm për bisedime, por shtoi se Ministria e Mbrojtjes, njëkohësisht, siç tha edhe ai, Qeveria, nuk duan të ulen bashkë me veteranët në një tryezë.

“Nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët. Kjo është arsyeja pse nuk i shkojmë në këshill organizativ. Kush më shumë se ne nuk e do lirinë. Epopeja e UÇK-së është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, andaj dhe kemi themeluar një këshill organizativ”, ka thënë Gucati.

Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti nuk i ka kthyer përgjigje atij.

“Kur zoti i shtëpisë nuk do, çfarë të bëjmë ne?”, shprehet Gucati.

Sa i përket ftesës së Ministrisë së Mbrojtjes karshi OVL UÇK-së, Gucati tha se ministri Ejup Maqedonci i ka injoruar në total.

Të ngjashme