Kurti takohet me Guérot, flasin për mandatin e ri qeverisës

Prishtinë | 18 Shk 2026 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Ambasadori Guérot e uroi Kryeministrin Kurti për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës.

Të ngjashme