Kurti takon nesër Stoltenberg, nuk i referohen si kryeministër i Kosovës

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel nesër do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi është bërë publik në faqën zytare të NATO-s, por ajo që bie në sy është se Kurtit nuk i referohen si kryeministër i Kosovës – vetëm si zotëri Kurti nga Kosova.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Ky takim nuk do të jetë i hapur për media veçse fotografitë e takimit do të bëhen publike në faqën e NATO-s pas takimit.

Të ngjashme