Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe kandidatët për deputetë Gani Krasniqi, Valon Hoti dhe Bylbyl Sokoli, vizituan të hënën klubin e futbollit “FC Malisheva” dhe stadiumin “Liman Gegaj”. Mbështetja në përmirësim të infrastrukturës sportive do të jetë prioritet, e ndër to është edhe ndriçimi […]

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe kandidatët për deputetë Gani Krasniqi, Valon Hoti dhe Bylbyl Sokoli, vizituan të hënën klubin e futbollit “FC Malisheva” dhe stadiumin “Liman Gegaj”.

Mbështetja në përmirësim të infrastrukturës sportive do të jetë prioritet, e ndër to është edhe ndriçimi i fushës që do të mundësojë zhvillimin e ndeshjeve edhe në oraret e mbrëmjes.

“FC Malisheva po kalon nga arritjet në kampionatin vendor në gara ndërkombëtare. Vendi i tretë sivjet në Superligë dhe kualifikimi i tretë me radhë në UEFA Conference League. Përgëzime dhe shumë suksese në përfaqësimin e shtetit tonë në këtë ngjarje sportive”, tha kryeministri Kurti.

Të ngjashme