Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari.
Kurtishaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Postimi i plotë:
Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve të Kosovës, është e shokuar nga ngjarja e rëndë në Bullgari. U shprehim ngushëllime familjeve të aksidentit në Bullgari. Aksidenti tragjik na ka prekur thellë, ky lajm i trisht na ka lënduar të gjithëve.
Ne emër tim personal dhe të Shoqatës së Transportit rrugor të Udhëtarëve i shprehim ngushëllime, familjarëve të të vdekurve, ndërsa udhëtarëve të lënduar shërim të shpejt.
Lutemi që aksidente të tilla të mos ndodhin!