Kusari-Lila me zë të lartë deputetëve të opozitës: Më lejoni t’iu rifreskoj

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 12:04 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka adresuar kritika ndaj deputetëve opozitarë.

Ajo ishte veçanërisht e ashpër ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në lidhje me kritikat e tij se ishte normalizuar abnormaliteti në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Nga kjo foltore u tha se për herë të parë janë ndalë zgjedhjet në Kosovë. më lejoni t’ju rifreskoj se për herë të parë është ndalë referendumi në Kosovë, për herë të parë janë ndalë zgjedhjet në Kosovë… për herë të parë është ndalë Lista Serbe për ta fituar garën në mënyrë të pakontestueshme”, u tha Kusari-Lila me zë të lartë.

“Po mendoni që ky Vuçiq, me të cilin thuhej më herët se nuk jeni njerëz problematikë, ka pasë mundësi me sjellë një marrëveshje me njohje të Kosovës”, vazhdoi ajo, duke iu referuar episodit ku Hashim Thaçi në anglisht kishte thënë që “ne nuk jemi njerëz problematikë”.

“Ku është reagimi për të thënë që ne nuk pranojmë të bisedojmë me kriminelë? Po nuk është normalitet. Është abnormaliteti më i gjatë”.

Të ngjashme