Kusari-Lila: Nuk e mbështesim Asociacionin njëetnik, s’e votojmë tërheqjen e Trustit

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 12:31 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca të mërkurën dhe të enjten, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka sqaruar se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e një pjese nga kursimet e qytetarëve në Trustin Pensional.

Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet.

“Këtë javë do të janë dy seanca një të mërkurën me vazhdimin e pikave të pa përfunduar nga seancat e kaluara. Të etjen fillojmë një seancë të re të sezonit pranveror, ku do të jetë edhe shqyrtimi për tërheqjen e Trustit”, tha ajo.

“Qëndrimi i grupit të  VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga Trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk e mbështesin Asociacionin njëetnik, raporton EO.

“Asociacionin njëetnik nuk është që mbështete nga ne, një etnicitet nuk është parim. Këto pyetje duhet t’i drejtohen përgjegjësve që janë në negociata. Mund të them se nuk ka kërkesa që bëjnë dallime të qytetarëve”.

“As një Asociacionin nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ne konsiderojmë që në veri të vendit ka nevojë për drejtësi dhe ligj. Nevoja elementarë është për rend dhe ligj”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme