Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar vendimet e Kuvendit për miratimin e Ligjit të Pagave, dhe gjithashtu Ligjit për Dialogun.
Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka thënë nxënësit u maltretuan nga vendimet e gabuara.
Postimi i plotë e Mimoza Kusari-Lilës:
Një javë të mbarë për të gjithë dhe në veçanti mbarësi për shkollarët tanë të cilët për tri javë ishin peng i politikës së keqe të Kosovës.
Fund e krye u malltretuan dhe pësuan si rezultat i secilit vendim të gabuar që u morr në këtë vend në të cilin e pësuan më të vegjlit.
Njëkohësisht, ju kërkoj ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës.
Prej abuzimit që u bë me Ligjin e pagave e deri tek zyrtarizimi i delegacionit shtetëror për dialogun, i cili nuk bëri asgjë më shumë përveç se forcoi pozitën e Thaçit në dialog. Uroj që shkollarët të mos e kenë humbur besimin në dije, shkollë dhe punë.