Kuvendi i Kosovës vendimin e Qeverisë për kërkimin e dëshmisë vaksinim ose test negativ nga zyrtarët e tij e ka respektuar.
Fehmi Pireva zyrtarë ndërlidhës me institucionet e agjencitë e pavarauara në Kuvend, i ka thënë Eonomia Online se ka ardhur i përgatitur ashtu siç po kërkohet me dy doza vaksinë anti-Covid.
“Jam vaksinuar për herë të dytë. I kam kryer të gjitha proceduar të cilat specifikohen dhe kërkohen me vendim të Qeverisë”.
“Sot kemi ardhur në punë, jemi me dokumentacion të plotë dhe shpresojmë për ditë më të mira dhe që të kalojnë çdo vështirësi pas vaksinimit.
Ndërsa një zyrtare tjetër Kuvendit i kanë thënë EO prapa kamerës se është vaksinuar dhe se zyrtarët e sigurimit në mëngjes i kanë kërkuar dëshminë për t’u futur brenda.
LEXONI EDHE: