Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Kuvendi po ashtu do ta vazhdojë seancën e shkuar në lidhje me pikat e papërfunduara nga seancat 8, 14, 22 shkurt dhe 7  e 14 mars 2024.

Të ngjashme