Kuvendi i Skenderajt mban seancën e rregullt, merr disa vendime

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancën e rregullt, në të cilën janë diskutuar dhe miratuar gjitha pikat e rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës ishin:

Propozim – vendimi për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, për botim të librit “Drenica në fokusin e historisë”

Propozim – vendimi për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, për filmin dokumentar titulluar “Ura e Gjakut” kushtuar Selman Vojvodës

Informatë mbi Qarkoren buxhetore 2020/01

Informatë mbi realizimin e Planit të punës të Zyrës së Prokurimit

Propozim – vendim për shfuqizim të vendimit të miratuar nga Kuvendit, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, në shfrytëzim për 30 vite

Propozim – vendim për miratim të vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim, personave fizik/juridik, në afat deri në 99 vite

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme