Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për rastin e dënimit të ish udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.
Nga burime të lajmi.net mësohet se seancën e jashtëzakonshme e kanë iniciuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet pasdite pas vendimit të Kryesisë e cila pritet të mblidhet ora 14:00.
Burime brenda Grupit Parlamentar të PDK-së bëjnë të ditur se në fund të seancës pritet të nxirret edhe një rezolutë në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.