Kuvendi miraton Projekt Kodin e Drejtësisë për të mitur

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 13:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është miratuar në lexim të parë, Projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur, i hartuar dhe finalizuar nga Ministria e Drejtësisë, përmes të cilit janë adresuar pengesat të hasura gjatë zbatimit të kodit ekzistues si dhe janë paraparë disa dispozita të reja, të cilat legjislacionin e kësaj fushe e avancojnë në masë të konsiderueshme.

Disa nga çështjet më të rëndësishme të Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur janë: zgjerimi i numrit të parimeve garantuese dhe mbrojtëse të të drejtave të fëmijëve si dhe është paraparë një kapitull i veçantë i cili i rregullon masat e ndihmës dhe të mbrojtjes për fëmijët si kryes të veprave penale nën përgjegjësinë penale, për fëmijët nën moshën 14 vjet, theksoi Ministrja Hoxha në ekspozenë e dedikuar këtij projektligji

Finalizimi i këtij drafti është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë me përkrahjen e UNICEF-it, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është në harmoni të plotë me dispozitat e legjislacionit të BE-së. Po ashtu, është bërë edhe vlerësimi financiar.

Lexo më shumë:

Të ngjashme