Kuvendi miraton rezolutën, shpallet i paligjshëm “Kuvendi i Berishës”

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Kongresit ka miratuar një rezolutë të Këshillit Kombëtar të PD.

Rezoluta e miratuar më 12 dhjetor në Këshill dhe e aprovuar sot nga Kuvendi, e cilëson mbledhje e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si “të jashtëligjshme”.

Sipas rezolutës vendimet janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë politike apo ligjore për PD.

“Lëvizja “Berisha” dhe tubimi si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbajtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA”, thuhet në rezolutë.

Në këtë rezolutë thuhet se lëvizja Berisha i ngjan një organizate politike me frymëzim antiamerikan, shkruan Euronews.al

“PD distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA”, thuhet ndër të tjera në rezolutë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme