Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2017

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 10:44 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2017. Për shqyrtimin e dytë të Buxhetit votuan pro 61 deputetë, ndërsa 15 abstenuan.

“Ndërtimi i Autostradave”, “Rruga Nacionale Prishtinë-Gjilan-Konçul”, shuma prej 150,000 euro, ndryshohet në shumën 1,850,000 euro.

Po ashtu është bërë rikthimi i buxhetit për ndërtimin e Fabrikës për Ujëra të zeza në Pejë në vlerë prej 380 mijë euro, siç ishte përcaktuar në Ligjin për Buxhetin e vitit 2017, ky ishte propozim i deputetit Avdullah Hoti, raporton EO.

U miratua edhe amandamenti 16 në të cilin parashihet rikthimi i buxhetit për ndërtimin e Objektit të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, me shumat e parashikuara: për vitin 2017 – 50.000; për vitin 2018 1.000, 000 dhe për vitin 2019 1.300.000 euro

Të ngjashme