Kuvendi s’e miraton marrëveshjen 40 milionë dollarëshe me Fondin OPEC

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 12:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 40 milionë dollarë si mbështetje buxhetore, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, ministri Hekuran Murati, i njoftoi ligjvënësit se ka nënshkruar këtë marrëveshje, teksa kërkoi që të miratohet.

“Marrëveshja e kredisë për financat publike kap vlerën prej 40 milionë dollarë amerikanë, dhe është në formën e mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejt për buxhetin e Kosovës.  Kjo marrëveshje vjen si vazhdimësi për marrëveshjen për politika zhvillimore që ka qenë me bankën botërore”, tha ai.

Arsyetimi për të mos e votuar këtë marrëveshje, sipas opozitës, ishte se ajo nuk ndërlidhet me ndonjë projekt kapital.

“Edhe ne konsiderojmë që është e rëndësishme që kjo marrëveshje të lidhet për ndonjë projekt kapital siç tha edhe Hoti”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Të ngjashme