Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet për të vazhduar seancën në orën 14:15, raporton Ekonomia Online.
Para se të shkojë në pauzë, aty u debatua për pagën minimale.
Visar Ymeri nga PSD-ja tha se është e rëndësishme që deputetët së bashku të bëjnë një rezolutë.
“Rezoluta që e kemi propozuar, duhet ta ndryshojmë si reflektim i debatit të sotëm dhe ndryshimit të rrethanave. Ajo ka qenë e propozuar në fillim të këtij viti. Një prej çështjeve të rëndësishme është që ne ta miratojmë një kërkesë obligative për Qeverinë që brenda një afati 30 ditë të rrisë pagën minimale. Domosdoshmërish duhet të hiqet niveli i dyfishtë i pagës, pra sipas moshës. Ata që e bëjnë punën e njëjtë duhet të kenë pagë të njëjtë. Çështja tjetër afatgjate është se duhet të kemi një objektiv të asaj që quajmë pagë minimale ashtu edhe një vlerësim të koeficientit”, tha Ymeri.