Kuvendi s’ka kuorum, shkon në pauzë

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 14:55 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e Kuvendit ka filluar por nuk ka zgjatur më shumë se dhjetë minuta, derisa nënkryetari Xhavit Haliti e dërgoi në pauzë 30 minutëshe.

Megjithëse 84 deputet të pranishëm, nuk kanë votuar më shumë se 36 për pikat që filluan të votohen, raporton Ekonomia Online.

“Ndërsa në fillim deklaroi se sot do të ketë vetëm votime gjatë ditës së sotme. Në opozita nuk merr pjesë në votim ne duhet me pritë deri s ata bëjmë kuorumin. Do ishte mirë të votoheshin të gjitha”, tha Haliti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka kërkuar që Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës, të votohet në fillim.

“Në emër të LDK-së paraqes një mocion me rend të ditës. Pika e fundit e seancës për projektligjin për marrëveshjen për kredi me Kosovën për largimin e ujërave të zeza të radhitet si pikë e parë në rendin e ditës së datave 6-7 dhjetor”.

Kuorum nuk kishte as për votimin e rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, por as për votimin e Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës.

Të ngjashme