Kuvendi sot me dy seanca të jashtëzakonshme

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca të jashtëzakonshme.

Në seancën e parë, e cila fillon nga ora 10:00, në rend dite është votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Votimi në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ka dështuar në dy raste, ku deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim. Ky projektligj njëherë kishte arritur të merrte 60 vota dhe javën e kaluar ka marrë 55 vota.

Seanca e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme fillon nga ora 11:00 dhe në rend dite është gjendja në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme