Me 61 deputete të pranishëm në sallë ka vazhduar punën Kuvendi i Kosovës pas pauzës së drekës, raporton Ekonomia Online.
Në seancë nuk po marrin pjesë deputetë të opozitës, pas përleshjes së paradites. Madje në konferenca të ndara PDK dhe LDK kanë kërkuar shkarkimin e ministres Donika Gërvalla, pas deklaratave për Specialen.