Ky është apeli i ambasadës amerikane për Specialen

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 18:53 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin që ka mbajtur të hënën ka vendosur me vota anonime ta dërgoj në Qeverinë e Kosovës nismën për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Pas këtij vendimi, ambasada amerikane ka kundërshtuar përsëri propozim ligjin dhe çdo përpjeke për ndryshimin dhe shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ambasada amerikane apelon tek institucionet, deputetët dhe udhëheqësit partiak që të braktisin çdo ide shfuqizimin apo rinegiciimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Apelojmë te udhëheqësit e organeve institucionale, udhëheqësit partiakë, dhe deputetët e Kuvendit, që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegociimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Dhomat e Specializuara”.

“Ne kundërshtojmë propozimligin që është në shqyrtim e sipër dhe çdo përpjekje për të ndryshuar Dhomat e Specializuara në çfarëdo mënyre”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për portalin arbresh.info.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme