Ky është i dyshuari që plagosi tre persona në rrugën “Muharrem Fejza”

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Tre persona mbetën të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Të njëjtit u dërguan në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, kurse i dyshuari u arrestua.

Sinjali mëson se personi që u arrestua për plagosjen e trefishtë është Kushtrim Ajeti.

Sipas Policisë, “i dyshuari për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave  meshkuj  kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në të njëjtin rast lëndime  trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull  kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika.

Kurse nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Të ngjashme