Ky është operacioni i FSK-së për kërkimin e 11 personave të zhdukur

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së vazhdojnë operacionin për gjetjen e 11 personave të zhdukur. Dy nga personat e zhdukur janë fëmijë. Një vajzë dhe një djalë të moshave 14 dhe 16 vjeç.

KFOR ka nisur kontrollimin e hapësirës përmes dronit. Dyshohet se janë dy zona ku janë parë për herë të fundit, edhe ato zona janë të minuara.

Në xhirimet ekskluzive të kallxo.com shihet se si njësiti kundër minave hapë korridoret, duke shënuar minat, që njësitë e kërkim shpëtimit të kalojnë.

Në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, i zhvilluar më 4 maj të këtij viti, simulohet një krizë në rajonin e Batllavës ku si rezultat i reshjeve të vazhdueshme rritet niveli i ujit në liqen. Në mënyrë që mos të ketë dëmtime edhe më të mëdha, zyrtarët kanë hapur kanalin dhe kanë lejuar sasi të mëdha të ujit të dalin në lumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme