U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Ky është Haxhi Gojnovci, punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në KEK.

Gojnovci, nga fshati Grabovc i Poshtëm i komunës së Fushë-Kosovës, dyshohet se pësoi lëndime të rënda pasi ra nga një lartësi e madhe.

Pavarësisht intervenimit, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Të ngjashme