Interi ka vendosur për trajnerin që do ta drejtojë skuadrën në ndeshjen ndaj Southamptonit, në Ligën e Evropës.
Bëhet fjalë për Stefano Vecchin, i cili do të zë përkohësisht vendin e Frank De Boer.
Ndërkohë, sipas informacioneve të mediave italiane, vendin e Vecchit gjatë ditëve në vazhdim do ta zë Stefano Pioli”.
Informacionet e fundit konfirmojnë arritjen e marrëveshjes mes palëve, gjë e cila nuk është bërë e ditur ende zyrtarisht.