Lajcak i kthen përgjigje Edita Tahirit: S’e kemi në agjendë këmbimin e territoreve

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore që drejtohet nga ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, kanë publikuar letrën që kanë marrë sot nga Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë letër Lajçak ka theksuar se ideja e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve nuk është në agjendën e dialogut që ai ndërmjetëson, shkruan Express.

Diplomati sllovak ka thënë se ajo çfarë dëshiron, është një marrëveshje që do të normalizojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe që do të mundësojë përparimin e dy shteteve.

“Ekipi im dhe unë do të vazhdojmë së integruari një dimension gjinor në përpjekjet tona për t’iu ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme dhe ligjërisht detyruese që i rregullon të gjitha çështjet e jashtëzakonshme mes tyre. Siç e kam cekur në shumë raste, shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë për diskutim. Ajo që po kërkojmë është një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, normalizojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do t’iu ndihmojë të ecin përpara në rrugët e tyre respektive europiane”, ka shkruar Lajcak.

Të ngjashme