Lajçaku takohet me komandantin e KFOR-it, informohet për sigurinë në veri të Kosovës

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Ristuccia.

Lajçak në postim në Twitter ka thënë se është informuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“Jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer të reja në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Jam falënderues për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për informatat e vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.

Të ngjashme