Kylian Mbappé ka pësuar lëndim në gjurin e majtë, ka njoftuar Real Madridi. Pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i klubit, sulmuesi francez është diagnostikuar me hiperekstension të kapsulës së pasme të gjurit të majtë. Real Madridi ka bërë të ditur se gjendja e Mbappés do të monitorohet në vazhdim, ndërsa ende nuk është […]
Lajm i keq për Real Madridin, Mbappé pëson lëndim në gju

Kylian Mbappé ka pësuar lëndim në gjurin e majtë, ka njoftuar Real Madridi.
Pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i klubit, sulmuesi francez është diagnostikuar me hiperekstension të kapsulës së pasme të gjurit të majtë.
Real Madridi ka bërë të ditur se gjendja e Mbappés do të monitorohet në vazhdim, ndërsa ende nuk është përcaktuar koha e rikthimit të tij në fushë.
Mbappé u lëndua gjatë momentit kur shënoi golin e fitores së Francës ndaj Turqisë në Ligën e Kombeve.
















