Lajmërohet udhëtari që mendohej i zhdukur pas aksidentit në Bullgari

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Udhëtari i tetë misterioz i cili ishte në listën e të mbijetuarve në spitalin “Pirogov” në Sofje, ka qenë i përfshirë gabimisht në listë.

Saleh para disa orëve është lajmëruar në mediat bullgare dhe ka sqaruar rastin duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me aksidentin.

Shadi Saleh atë natë është pranuar në spital pasi ka thyer krahun, ndërsa nga spitali gabimisht e kanë përfshirë në listën e pacientëve të mbijetuar nga aksidenti tragjik.

Ai është shtetas i Bullgarisë, ndërsa të shtunën është pranuar në repartin traumatologjik të spitalit “Pirogov” pas thyerjes së krahut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme