Lajmi se Zelensky flet sot për Kosovën në Tiranë, u dha nga një llogari parodike në X

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një faqe që ka përmbajte parodike në rrjetin X ka njoftuar për vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shqipëri.

Mes tjerash kjo faqe ka njoftuar se Zelensky do të flas edhe për çështjen e Kosovës në samitin për Ukrainën që mbahet sot në Tiranë.

Kjo faqe njoftimin e ka nisur me një deklaratë që e kanë ndërtuar si të thënë nga Zelensky se Shqipëria është një vend i pasur, andaj shpreson në pjesëmarrjen e saj financiare në forcimin e demokracisë dhe lirisë.

Poashtu kjo llogari parodike ka shkruar se Zelensky ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Tiranë, ku sot mbahet Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, “do të diskutojnë për çështjen e Krimesë, Kosovës dhe mbështetjen për Ukrainën”.

Satira është përdorur pikërisht në ditën kur Zelensky ndodhet në Tiranë. Aty ai po merr pjesë në samirin për Ukrainën.

Në samit do të jenë të pranishëm Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Të ngjashme