Largoni këto tri vese nëse doni të bëheni të suksesshëm

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Suksesi apo dështimi për të krijuar një biznes do të vijë nga disa zakone në përditshmëri.

Nëse ndiqni zakonet e sipërmarrësve të suksesshëm, ka shumë gjasa që edhe ti të bëhesh një i tillë. Zakonet e forta personale, ku përfshihen ushqimi i mirë, ushtrimi fizik dhe kursimi i parave mund të ndikojnë pozitivisht në biznesin tuaj.

Ka me qindra zakone personale dhe profesionale që bëjnë punë për të ngritur biznese të suksesshme, por ka dhe disa vese të rrënjosura të sipërmarrësit që iu vështirësojnë punën.

Më poshtë do t’ju japim 3 prej tyre:

I kushtoni vëmendje ngjarjes dhe jo fakteve

Ngjarjet krijojnë emocione, që iu bën të reagoni, dhe këto reagime janë të bazuar në nxitës të rremë. Të qenit një lider efektiv kërkon që ju të lini pas vesin e të diturit ngjarjen. Në vend të kësaj ju do jeni të prirë të kërkoni fakte nga ngjarja, si dhe të merrni vendime bazuar mbi informacione të sigurta.

Besoni vetëm ato që besoni

Në pjesën më të madhe të kohës ju besoni çdo gjë që iu është ngulitur në kokë nga të tjerët gjatë gjithë jetës suaj.

Ngritja e një biznesi kërkon që të jeni novator, që do të thotë se duhet të vini në pikëpyetje çdo besim që ju keni.

Nuk merrni parasysh kritikat

Një nga veset më të vështira për të hequr dorë është besimi në vete se jeni më i mirë, kur në realitet nuk jeni dhe aq…

Duhet të merrni parasysh kritikat, edhe kur ato nuk janë të mira. Kritikat ju ndihmojnë që të rriteni dhe të përmirësoheni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme