Filozofi Blerim Latifi në 14 vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova e ka krahasuar atë me Moisiun.
Latifi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ish-presidenti Ibrahim Rugova e kishte fatin si të profetit të hebrenjve, Mosiut.
Kjo pasi që sipas tij, Rugova e kishte parë nga larg tokën e premtuar, shtetin e Kosovës, por, nuk kishte arritur që të hynte në të.
“Rugova e kishte një fat disi si të Moisiut, profetit të hebrenjëve! E pa nga larg tokën e premtuar ( Shtetin e Kosovës), por nuk arriti të hynte në të”, ka shkruar Latifi.