Laura Fazliu e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan.

Xhudistja kosovare e arriti këtë suksese pasi mposhti rusen, Dali Liluashvili në kategorinë deri 63 kg.

Laura e nisi ditën me fitore ndaj Esmigul Kuyulova të Kazakistanit, më pas pësoi nga jugkoreanja Jisu Kim, kurse në repesazh mposhti fillimisht rusen Kamila Badurova e më pas Liluashvilin.

Ajo ka fituar 500 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.

Të ngjashme