E jashtëzakonshme Laura Fazliu, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Laura Fazliu ka kaluar në finale të Kampionaitt Evropian për U23, që po mbahet në Sarajevë.

Fazliu në gjysmëfinale e ka mposhtur Brigitta Varga, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ajo në finale për medaljen e artë, do të përballet me Annabelle Winzig.

12:30 Laura Fazliu në gjysmëfinale, siguron medalje për Kosovën

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për U23, që po mbahet në Sarajevë.

Fazliu në çerekfinale e ka mposhtur Flavia Favorinin, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ajo në gjysmëfinale do të ballafaqohet me hungarezen Brigita Varga.

Të ngjashme