LDK bëhet gati për të qeverisur: Tash e dinë të gjithë si duhet të veprohet

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pas veprimit të Kushtetuesës, tash të gjitha palet e dinë si duhet të veprojnë.

Kështu është shprehur ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashme te gjitha palet e dine si duhet te veprohet, jo vetem tani, por edhe ne te ardhmen!”, tha ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur që dekreti i Presidentit Thaçi që i kërkon Avdullah Hotit formimin e Qeverisë, është kushtetues.

Po ashtu, Kushtetuesja vlerëson se Presidenti i ka shterrur të gjitha mundësitë për formimin e Qeverisë.

Të ngjashme