LDK dhe PDK pa anëtarë në Komisionin e Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 12:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk do të kenë asnjë anëtarët në Komisionin e Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike në Prishtinë.

Anëtarët janë zgjedhur në seancën e sotme të mbajtur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku është zgjedhur edhe kryesuesi.

Gjashtë ndërmarrjet publike komunale të Prishtinës do të kenë anëtarë në Komisionin e Aksionarëve nga Vetëvendosje, AAK, AKR, LB, Alternativa dhe Nisma për Kosovën.

Këta janë anëtarët e ndërmarrjeve publike: Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, SH.A.: Nol Nushi dhe Arbenita Murseli. Ndërmarrja Publike Banesore, SH.A.: Egzon Azemi dhe Qëndrim Sahiti.

Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi”, SH.A.: Sokol Berisha dhe Vjosa Hamiti. Ndërmarrja publike “Hortikultura”, SH.A.: Valbona Ajeti dhe Leonora Shabani – Bajraktari.

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban”, SH.A.: Adrian Berisha dhe Bukurie Canolli. Ndërmarrja publike “Sport – Marketing”, SH.A.: Adelina Fazliu dhe Besnik Mujeci.

Stacioni i Autobusëve, SH.A.: Mirsad Vitia dhe Rifat Deri. Prishtina Parking, SH.A.: Eman Rrahmani dhe Drilon Pireva.

Të ngjashme