LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina zgjidhet kryesues

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 13:17 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fehmi Kupina, ish-asamblist i LDK-së, tani i pavarur, është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës me 22 vota për (shumica të Vetëvendosjes).

Tetë asamblistë të pranishëm kanë abstenuar, derisa ata të LDK-së e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

Kupina u zgjodh pas tre raundeve votimi në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt të enjten.

Kupina udhëhoqi Kuvendin Komunal kur mori mandatin Lidhja Demokratike e Kosovës. Por u shkarkua dhe doli si asamblist i pavarur.

Kupina do ta zëvendësojë Pëllumb Bajqinovcin e LDK-së në krye të Kuvendit Komunal. Ai ishte shkarkuar pas prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së.

Pas (ri)zgjedhjes, Kupina tha se do të punojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Me rizgjodhët për të dytën herë Ndihem me fat në qoftë si politikan n qoftë si individë se për mu nuk ka ndër e vlerësim me të lartë se që mund të më bëhet se vlerësimi se qytetarë të Prishtinës në radhë të parë të cilit me votën e tyre më ngritën në krye të listës të përfaqësuesve të tyre dhe në radhë të dytë vlerësimin e antarëve të Kuvendit edhe këtë herë kur interesi i Prishtinës bëhet interes i përbashkët ndërsa nuk vihet në shprehje interesat politike dhe partiake përfitimet apo kalkulimet individuale të propozohem dhe të zgjidhem kryesues i këtij kuvendi nga ana juaj. Rizgjedhja për kryesues të Kuvendit është detyrim dhe përgjegjësi për mua për çka zotohem sot dhe para qytetarëve të Prishtinës që do të vazhdoj të punoj për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Fehmi Kupina.

“Sot zotohem para jush dhe para qytetarëve se do të vazhdoj të punoj për të mirën e përgjithshme dhe publike në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Do të jem i hapur për bashkëpunim me të gjithë”, ka shtuar Kupina

“Nuk do të shërbej si mekanizëm politik, sepse ky Kuvend nuk është makineri e asnjë partie apo individi”, deklaroi Kupina.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje nisi me tensione.

Fillimisht asamblisti i LDK-së, që është në pushtet në Prishtinë, Ajet Brajshori, kërkoi që seanca të shtyhej për 30 minuta.

Kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Pas kësaj regjia e Komunës i ka ndalur mikrofonat për të pamundësuar vazhdimin e punimeve.

Megjithëkëtë përfaqësuesit e opozitës kanë vazhduar të flasin.

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka akuzuar partinë në pushtet dhe kryetarin Përparim Rama për tendencë për kapje të Kuvendit Komunal.

Ai ka thënë se Vetëvendosja nuk ka emër për kryesues, mirëpo do ta mbështesin secilin emër që do e propozojë një shumicë.

Kupina është propozuar nga asamblisti i AKR-së Gëzim Mehmeti.

Të ngjashme