LDK: Kjo qeveri po ua vështirëson jetën qytetarëve, tatimi të paguhet si në 2022

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konferencë për media ka kërkuar nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve që me vendim të veçanta të pezulloj aplikimin e ri-vlerësimit të fundit të patundshmërive në vend, raporton Ekonomia Online.

Ajo po ashtu kërkoi që faktura e viti 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të faturave të viti 2022 dhe ligji për tatimin në pronë të procedohet sa më parë në Kuvend.

“LDK-ja kërkon nga Ministria e Financave që me vendim të veçanta të pezulloj aplikimin e ri-vlerësimit të fundit të patundshmërive në  vend dhe faktuar e viti 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të faturave të viti 2022. Të procedoj sa më parë ligjin e ri për tatimin në pronë” tha ajo.

Ajo tha se Qeveria në kohë krize e ka rritur bazën tatimore për tatimin në pronë.

Ndërsa sa i përket propozimit të ministrit Murati, që komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues të tatimit në pronë, Bajrami tha se është amatorizëm politik dhe se komunat nuk mund që tu falin borxhet dhe tatimet qytetarëve.

“Qeveria e pa aftë në kohë të krizës po e rrit tutje koston e jetës qytetarëve. Së pari në kohën e rritjes së çmimeve, Qeveria e pa aftë e ka rritur bazën tatimore për tatimin në pronë.  Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejt i vlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave. Problemi është se kjo ministri në ri-vlerësimin e pronave nuk ka marr parapashë normën e lartë të inflacionit dhe rrethanave ekonomike në vend. Veprimi i rritjes së bazës tatimore është arrogancë nga ana e kësaj qeverie që ka braktisur qytetarët”.

“Propozimi i ministrit Murati është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e pa aftësisë së tij. Ai nuk e ka iden se si funksionon ekonomia. Ai nuk e di që Kuvende Komunale nuk mund falin borxhe dhe tatime, ato nuk kanë të drejtë ta falin një tatim i cili derigon nga një ligj i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, tha ajo.

Të ngjashme