Rafael Leao është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë për momentin.
Ndërkaq, tani milanistët e kanë pranuar se futbollisti i tyre mund të largohet nga San Siro.
“A i kam refuzuar ofertat për Leaon dhe Theo Hernandezin? U kam thënë disave që mos të lodhen të vijnë”, ka thënë Maldini që është drejtor sportiv te Kuq e Zinjtë.
“Problemi qëndron që ata pastaj kthehen, dhe ju duhet të vendosni se çfarë të bëni. Në kontekstin e qëndrueshmërisë së klubit, e përsëris, i kemi llogaritë e qarta, dhe nuk kemi nevojë pse ta shesim ndokënd”.
“Duam që t’i mbajmë lojtarët më të mirë, por sot nuk ka lojtarë të patransferueshëm”.