Leart Krasniqi konsiderohet si tmerr i portierëve në Suedi

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Portali Fotbollslivet.se ka intervistuar futbollistin e ri shqiptar Leart Krasniqin, i cili luan për IFK Tumba P16. Ai flet për objektivat e tij dhe të skuadrës për këtë sezon.

Duke folur për objektivat e skuadrës së tij për këtë sezon Learti ka thënë se personalisht ndihet shumë mirë por edhe skuadra futet në këto gara me një siguri të madhe në korrjen e sukseseve të reja.

Learti tregon se ka bërë stërvitje të duhura fizike por njëkohësisht është përgatitur edhe teorikisht. Si në të kaluarën edhe tani Leart Krasniqi premton se do të jap maksimumin duke gjeneruar gola dhe asistime për gola.

Si çdo i ri që e do futbollin edhe Learti synon një të ardhme të ndritur në këtë sport me të cilin ka zënë të merret si thotë populli “ qysh se i ka marrë këmbët”!

Learti dallohet për lojën e tij agresive dhe elegante duke u bërë “tmerr” i portierëve kundërshtarë.

Të ngjashme