Legjenda e Arsenalit kritikon Xhakën që e mbrojti Alioskin

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown, e ka kritikuar Granit Xhakën që i ka dal në krah futbollistit shqiptar të Leeds Unitedit, Ezgjan Alioski, pas ndeshjes së mbrëmshme mes Arsenalit e Leedsit që përfundoi pa gola.

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Kieran Tierney, i ishte vërsulur Alioskit pas ndeshjes. Por, Xhaka e shtyu bashkëlojtarin e tij dhe i doli në krah Alioskit.

Kjo nxiti reagime në rrjetet sociale.

“Mënyra se si Kieran Tierney është munduar të sillet me Alioskin, ka demonstruar për një shpirt luftarak mbresëlënës. Tierneyn mund ta ketë penguar që Granit Xhaka në fund të ndeshjes ia vuri dorën në krah Alioskit. Pas asaj që ndodhi. Unë sigurisht do të ndjehesha ashtu, kur do të shihja, që është vëllazëruar me armikun tim”, ka shkruar Keown në kolumnë e tij në Daily Mail.

Të ngjashme