Lekaj takon drejtorin e “Bechtelit” pas vdekjes së punëtorit

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 14:54 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar drejtorin e kompanisë “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari, pas ngjarjes tragjike afër punishtës së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtor i kompanisë.

Në njoftimin e dërguar për media, nga ministria e Infrastrukturës thuhet se me rastin janë duke u marrë organet kompetente.

“Gjatë këtij takimi u diskutua situata në ketë kohë të pas fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk deshirojmë të leshohemi në deklarata”.

“Në këto momente, ndiejmë keqardhje, dhe i shprehim ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pandalshëm me dhjetëra e qindra orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës. Ne do të jemi afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Të ngjashme