Lekaj thotë se me LDK-në janë marrë vesh që të ndërtohet autostrada e Dukagjinit

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 10:25 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qartësuar të gjitha detajet për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), edhe pse janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatarin e Qeverisë së re.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se e mirëpresin çfarëdo vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Marrëveshja ka përfunduar mes LDK-së dhe AAK-së e NISMA-s dhe minoriteteve. Ajo që është në fokus tonin është luftimi i pandemisë, dialogu me Serbinë si dhe zhvillimi ekonomik pas mbarimit të pandemisë. Ne kemi unifikuar gjithë programin qeverisës, po sa të formohet qeveria do të kemi një start pozitiv”

“Po e presim Gjykatën Kushtetuese që është organi më i lartë juridik i vendit. Për çdo palë duhet të pranohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese.Ne si AAK do të pranojmë çfarëdo vendimi sepse i kemi besuar në çdo kohë dhe prapë do ti besojmë. I ftojmë të gjitha palët që të jenë korrekt nga çfarëdo vendimi që vjen”, u shpreh Lekaj.

Ish-ministri i Infrastrukturës, theksoi se në këtë Qeveri do të ketë ndërtime të autostradave pavarësisht dallimeve që kanë më LDK-në për këto projekte.

Ai tha se janë dakorduar që Autostrada e Dukagjinit të përfundojë në këtë qeverisje, ndonëse ky projekt u ndërpre nga Qeveria në detyrë, përkatësisht ministri Lumir Abdixhiku, që vije nga LDK-ja.

“Programi sa i përket zhvillimit të infrastrukturës do të jetë prioritet i AAK-së, jemi dakorduar por jo në këtë buxhet për shkak situatës, por që në qeverisjen të këtij mandati patjetër që do të zë vend edhe autostrada e Dukagjinit dhe infrastruktura në përgjithësi”, tha ai.

Lekaj ka folur edhe për ministritë e caktuara për Qeverinë e re në ardhje, nga të cilat tha se nuk ka menduar që të jetë ministër në këtë mandat, pasi siç tha ai ka përfunduar obligimin e tij në shumë projekte infrastrukturore, e që tani do të jetë i fokusuar si deputet.

Ai potencoi se AAK-ja do të ketë ministrinë e Punëve të Jashtme me Meliza Haradinaj, ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, ministrinë e Arsimit Ramë Lika, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuq si dhe pozitën e zëvendëskryeministrin e parë në krye me Besnik Tahirin.

“Është votuar në AAK do të kemi Ministrinë e Drejtësisë Selim Selimi, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuqin, Ministrinë e Arsimit Ramë Likaj, Ministrinë e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri”.

“E kam bërë të qartë se në këtë legjislaturë do të jem si deputetë me që jam votuar nga qytetarët, roli im do të jetë si deputet në Kuvend. Në asnjë mënyrë nuk kam menduar të kem post ministror, mendoj se e kam përfunduar një obligim ndaj vendim me shumë projekte ne infrastrukturë. Duhet të ketë një vazhdimësi e programit të infrastrukturës e zhvillimit. Pa një infrastrukturë të zhvilluar nuk ka shtet të zhvilluar”, tha Lekaj për EO.

Të ngjashme