Lëndohen 8 persona në një aksident trafiku

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 10:50 | Nga

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Shkabaj të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast janë lënduar 8 persona.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura është aksidentuar me veturën tjetër po ashtu me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe 6 pasagjerë: tre meshkuj dhe tri femra K-Shqiptare, të cilët dërgohen për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme