Lëndohet një person në Pogradec, mjeti bujqësor i përfundoi në përrua

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit.

Sipas Top Channel për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim dhe raportohet se i njëjti nuk është në rrezik për jetë.

“Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

Të ngjashme