Lenjani: Temperaturat e larta rritën dukshëm numrin e pacientëve

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 15:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ngritja e temperaturave ditëve të fundit ka bërë që numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në Klinikën Emergjente të rritet.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani tha për Ekonomia Online se numri i pacientëve është rritur për 10%.

Sipas tij, kjo rritje është një ngarkesë për këtë klinikë sidomos pasi ngarkohet edhe me raste të cilat mund të trajtohen edhe në qendrat e tjera.

“Klinika emergjente shënon numrin më të madh të rasteve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore, si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta të cilat po ngjajnë në Evropë, në Ballkan po ashtu edhe në Kosovë. Dëftimi im është që në Klinikën Emergjente është shtuar numri për 10 % si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta”, ka thënë ai.

Lenjani bën të ditur se kjo klinikë ballafaqohet me mungesë të hapësirës, por dhe të infrastrukturës përcjellëse.

“Është një ngarkesë e shërbimit emergjent, në rend të parë klinika emergjente aktualisht ka 22 shtretër për trajtim emergjent, janë shtretër të cilët ruhen vetëm për raste të emergjencave. Mirëpo problemet e natyrës më të madhe janë rastet e natyrës kronike të cilat mund të trajtohen në institucione të tjera”, ka thënë ai.

Lenjani bën thirrje që të gjithë ata që kanë probleme shëndetësore si kardiake, me frymëmarrje, me diabet e të tjerë të shmangin ekspozimin në diell.

Po ashtu ai apelon që gjatë këtyre ditëve të kenë kujdes të shtuar edhe në ushqimin që përdorin.

Të ngjashme