Lewandowski i jep fund dominimit të Messit dhe Ronaldos

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski është fitues i Kupës së Artë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Bayern Munich e mbylli sezonin me 15 gola dhe me trofeun e Champions League, më shumë se kushdo tjetër.

Ai i la pas Haalandin me 10 gola dhe Gnabryn me 9 gola.

Kjo është hera e parë që një lojtar e fiton ‘Këpucën e Artë’ të Championsit që nga viti 2006, kur Kaka e kishte fituar me Milanin.

Nga atëherë dhe deri sot, gjithmonë kishin triumfuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është shpallur shtatë herë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, kurse Messi gjashtë herë.

Të ngjashme